Një person i vënë nën arrest ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Korçës.
Mësohet se bëhet fjalë për Kristian Medolli, i shoqëruar për vjedhjen e një banese.
Policia ka ngritur post-blloqe në aksin nacional Korçë Pogradec. Po punohet për të bërë të mundur kapjen e tij.





