Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës tha se nuk pret me asnjë interes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.

I pyetur nga gazetarët për dorëzimin e mandatit të presidentit pasi Rama i ka fituar zgjedhjet e 25 prillit, Meta tha se ishte ndeshje e shitur që pa filluar.

Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar, e trukuar. S’kam premtim për atë që do të ndodhë më 6 mars, sepse skam marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Në zgjedhjet e para pasi të heq këtë kostum do të më keni në ndeshje të vërteta”-tha Meta.

Kujtojmë se Meta ishte shprehur se nëse Rama do t’i fitonte zgjedhjet e 25 prillit ai do të dorëzonte mandatin e presidentit.