Ish-kryeministri Sali Berisha pati një prononcim për mediat pas daljes nga seanca parlamentare. Berisha u shpreh se do të kërkonte një rezolutë për të denoncuar atë që e konsideron “akt mizogjenik” të kryeministrit ndaj gazetares Ambrozia Meta.

Berisha tha se do të ketë mbledhje të tjera të grupit parlamentar. Ai u shpreh se ideja e Komisionit të Rithemelimit është bashkimi në diversitet i partisë. Po ashtu, Berisha shtoi se PS do të dështojë me turp të madh nëse nuk njeh Komisionin e Rithemelimit dhe nëse vazhdon praktikën e blerjes së deputetëve. 

BerishaDo të denoncoja aktin e shëmtuar të Edi Ramës ndaj gazetares. Dënimin brutal, absurd që ai bëri me 60 ditë burg informativ. I kërkoi gazetares burg informativ për 60 ditë për faktin e vetëm se e pyeti se si ndjehet që po krijohet një grup parlamentar në burg.  U bëj thirrje deputeteve që të miratohet një rezolute për të dënuar këtë akt mizogjinik dhe anadollak të Edi Ramës që ka sjellje të papranueshme ndaj vajzave, zonja e zonjushave të cilat kryejnë detyrën. Felaj nuk pranoi të më jepte fjalën, atëherë vendosa të dal para jush për të dënuar aktin e shëmtuar të Edi Ramës. Sa do ia përplasja të gjitha në fytyrë, ia mbathi. Dërdëlliti 2 orë e sa, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila me fakte e hodhi poshtë. Do ta demaskoja para publikut, ndaj dhe unë dola për të shfrytëzuar fjalën. Të futet në rendin e ditës për miratimin e një rezolute.Propozimi im do të jetë ti pres biletën kësaj qeverie.