Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së e thirrur sot nga kreu i ri i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi. Në përfundim të mbledhjes nënkryetarja e mbetur e PD-së është pyetur nga gazetarët nëse do pranojë të drejtojë PD pas dorëheqejes së Alibeaj. Tabaku tha se vendimi do merret në konsultim me deputetët dhe kryesinë.

Tabaku: Pati diskutime për seancën e nesërme. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskutimet lidheshin dhe për situatën që po ndodh në PD. Kemi vendime për të marrë, opozita shqiptare në 14 maj ka pësuar humbje të madhe, nga më të mëdhatë. Kemi nevojë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Kemi nevoje për të nisur një tur dëgjesash, reflektimi për të kuptuar se si mund të ringrihemi.

A do e pranoni drejtimin e PD?

Tabaku: në jam duke u konsultuar me deputetët. Çdo gjë do bëhet në konsultim me deputetët, Kryesinë. E rëndësishme është të mos përsëriten gabimet e të shkuarës, pa u nxituar. U detyrohemi këtë demokratëve edhe shqiptarëve.