Një 24-vjeçar nga Kukësi është arrestuar në Tiranë pasi u kap me armë zjarri.

I riu me iniciale B. M.,  dyshohet se do e shiste pistoletën në kryeqyetet. Arma e zjarrit raportohet se iu gjet gjatë kontrollit fizik, ndërsa e ka pësuar edhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.

“Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë”, njoftoi policia.