Taylor Swift është personifikim i fjalës sukses, e cila gjatë karrierës së saj ka arritur të shënojë rekorde të njëpasnjëshme.

Mediat e huaja raportojnë se së fundmi, se ajo po bëhët gati të rikthehet në ekran. Swift do të luajë një film me metrazh të gjatë  të David O. Russell. Në projektin që tashmë ka përfunduar prodhimin, luan Margot Robbie, Christian Bale dhe John David Ëashington.

Filmat në të cilat ka interpretuar këngëtarja janë: “Cats” 2019, “Valentine’s Day” apo “The Giver”. Kohët e fundit, ajo fitoi çmimin për albumin më të mirë të vitit në Grammy. “Folklor” ishte albumi më i shitur në vitin 2020.

“Karriera e Taylor Swift është e pakrahasueshme, muzika dhe ndikimi i saj kanë bërë ndikuar miliona njerëz në të gjithë botë. Ajo ka përdorur platformat e saj për të nxjerr në pah shumë çështje globale, ndërsa kohët e fundit është përgëzuar për punën e saj në promovimin e pranimit të komuniteti global”, tha Brit Awards në një deklaratë.