Fitorja e Përmetit në ndeshjen me Selenicën, e cila ka rezultuar se ishte një rezultat i paracaktuar ka çuar në pranga arbitrin Qerim Ruçi, si dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.

Trajneri i klubit të Përmetit, Bledar Hajredini

Sipas hetimeve të SPAK, nga përgjimet e kryera rezulton se ishte paracaktuar finalja e kësaj përballje.

Zyrtarët kishin rënë dakort që nga kjo ndeshje do të fitonte Përmeti me rezultatin 1-0, me penallti.

Siç ka rezultuar në përgjimet e kryera të SPAK ndaj zyrtarëve, ashtu ndodhi edhe në realitet.

Arbitri dhe zyrtari i klubit të futbollit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan paracaktimin e ndeshjes.

Nga një hulumtim i shpejt në sistem rezulton që ndeshja e vetme që gjyqtari Ruçi ka arbitruar si kryesor është Selenica-Permeti.