SHBA do të lejojë aleatët perëndimorë t’i furnizojnë ukrainasit me aeroplanë luftarakë të avancuar, duke përfshirë F-16 të prodhimit amerikan, në një nxitje të madhe për Kievin.

F-16 Fighting Falcon është një aeroplan luftarak me shumë role i zhvilluar për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Ka një top të brendshëm M61 Vulcan dhe 11 vende për montimin e armëve dhe pajisjeve të tjera.

Ngarkohet zakonisht me dy bomba prej 907 kg, dy raketa ajër-ajër me rreze të shkurtër AIM-9 Sidewinder, dy raketa ajër-ajër me rreze të mesme veprimi AIM-120 dhe ka dy rezervuare karburante prej 1088 litrash.

Aeroplani mund të udhëtojë me shpejtësi 2400 km/h dhe ka një rreze prej më shumë se 622 km.

Ka një hapje krahësh prej 9.9 metra dhe një gjatësi prej 13.8 metra. Ai peshon 8935 kg pa karburant dhe ka një peshë maksimale prej 17010 kg.

Ekziston edhe një model i aeroplanit me një vend dhe me dy vende, raporton skynews.

Gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991, F-16 u shfrytëzuan për të sulmuar fushat ajrore, objektet e prodhimit ushtarak, vendet e raketave Scud dhe objektiva të tjera.

Ato u përdorën gjithashtu në bombardimet e NATO-s të infrastrukturës ushtarake në ish-Jugosllavi në vitin 1999, si dhe në Irak dhe Afganistan.

Ato operohen nga disa vende të tjera përveç SHBA-së, duke përfshirë Poloninë, Belgjikën, Holandën dhe Danimarkën.