Analisti Kreshnik Spahiu deklaroi se SHBA-të kanë në plan që të shkrijnë Partinë Demokratike, nëse në krye të saj do të vazhdojë të jetë Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kreshnik Spahiu u shpreh se SHBA-të nuk duan që në krye të PD-së të jetë një person i shpallur “non grata” prej tyre.
“Ata ndihen që janë në prag të asgjesimit, ka një qëndrim të drejtpërdrejt diplomatike dhe zyrtar të SHBA-ve, që kush shkojnë pas liderit Sali Berisha, njeriut të shpallur “non grata”, do të hajnë bar.
Kjo është deklarata e ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe të dërguarit të SHBA-ve në Ballkan, Escobar. Gjë që përkthehet, që nëse do vazhdohet me drejtimin e Sali Berishës, ose do shkrijmë Partinë Demokratike. Në pushtet nuk vini”, theksoi ai.