Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj tha se do të bëjë ankimim lidhur me vendimin e dhënë sot nga gjyqtari Agon Zhukri për të regjistruar si legjitim kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai gjithashtu theksoi se vendimi është nul nuk kanë qenë palë në proces.
“Vendimi i sotëm mi cili nuk është i zbardhur është një vendim ndaj të cilit në do të shtrojmë ankimin. Brenda afati 15 ditor ke të drejtë të paraqesësh ankim këtë do të bëjmë ne. Do të paraqesim ankim. Kjo është situata e thjeshtë në aspektin juridik. Ky vendim i sotëm me çfarëdolloj përmbajtje është i ekzekutueshëm apo jo? Një vendim gjykatë bëhet i ekzekutueshëm kur nuk ankimohet. E përsëris që për vendim e 18 dhjetorit kemi paraqitur ankim në gjykatën e Apelit dhe duhet të presim gjykatën e apelit, kur gjykata flet ne të tjerët duhet të heshtim. Ne bëmë kërkesë për të qenë palë në proces, por nëse është vendim që prek interesat tona ka të drejtë të ankimojë dhe kjo është e pakushtëzuar nga askush”, tha Alibeaj.
Do largoheni nga zyra, apo do ndryshoni bravat? Apo t’ju nxjerrin me përmbarim?
Alibeaj: Gjykata do japë vendimin final.





