Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se qeveria do të bënte investime në infrastrukturë, ka reaguar ish-presidenti Bujar Nishani.

Në një postim në Facebook, Nishani ironizon kreun e qeverisë ndërsa e cilësoi tallës fjalimin e tij.

POSTIMI I NISHANIT

"Tallëse! Pas 5 vitesh qeverisje Kryeministri i Shqipërisë tregon se çfarë do të bëjë në 5 vitet e ardhshme për infrastrukturën. Asgjë të thotë çfarë është bërë në 5 vite. Asnjë rrugë e re nacionale. Asnjë rrugë e re lokale. Asnjë spital i ri. Asnjë shkollë e re. Vazhdon e njëjta çfaqje. Video me cartoons por asnjë projekt real i vënë në shërbim të njerëzve. Nuk pranojmë më gënjeshtra!"