Debatet mes Gracianos dhe Romeos kanë qenë të vazhdueshme ditën e sotme.
Dy banorët kanë debatuar ashpër, madje Graciano i ka thënë Romeos, se ai duhet të ishte lidhur më mirë me Erjolën sesa me Heidin.
Në këtë debat të ashpër ka ndërhyrë edhe Erjola, duke i thënë nëse është në terezi që nxjerr këto fjalë nga goja.
Pjesë nga debati në oborr:
Graciano: Do ishe nderuar më mirë po të ishe lidhur me Erjolën sesa me Heidin.
Erjola: O idiot.
Romeo: Çfarë the ti mo?
Graciano: Do ishte më origjinale gjëja.
Erjola: Po ti merr mendtë e asaj (referuar Eglës).
Graciano: Eshtë mendimi im.
Erjola: Çfarë mendimi more. Nuk jam çopë lecke. Çfarë janë këto mendime?
Graciano: Unë them si marrëdhënie do iu shihja më mirë bashkë. Çfarë problemi ka këtu? Unë nuk po të përdor ty. Po them që do ishte marrëdhënia më e shëndetshme, meqë e shoh në sytë e atij, kaq.
Romeo: Si nuk të vjen turp? Çfarë deklaratash bën?
Graciano: Pse shqetësoheni kaq shumë?