Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një lidhje direkte për emisionin “7pa5” tregoi skenarët e protestës së opozitës ditën e sotme.
Ai theksoi se protesta është një revoltë e çdo qytetari, duke theksuar se do jetë e ngjashme me protesta të tjera.
“Do jetë në kompleksitetin e saj që përfshin edhe reagime si në rastin e vrasjes së Klodian Rashës, edhe reagime si në rastin kur studentët u hodhën në protestë për të drejtat e tyre, që edhe sot nuk janë realizuar si të drejta dhe kanë po arsye për të dalë në protestë”, tha ai.
Nga ana tjetër, ai theksoi se varfëria është një ndër shkaqet kryesore që qytetarët të protestojnë, në një kofë ku shtresa e mesme nuk ekziston.
“Shtresa tjetër që është administrata e shkallës së tretë dhe njerëzit që merren me punët e tyre të përditshme janë shtresa e varfër dhe disatanca mes shtresave është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Dihet që në Shqipëri nuk ka shtresë të mesë, është zvogëluar”, tha ai.
Po ashtu, Boçi theksoi se protesta shërben edhe për të mos lejuar instalimin e asaj që i referohet si ‘regjim komunist’.
“Nuk jemi në të njëjtat kushte, jemi akoma në kushte më të agravuara dhe përpos kësaj kemi goditje me akuza false për kreun e opozitës dhe kemi një deputet në burg pse artikuloi të vërtetën”, tha ai.
“Duket si e pamundur por regjimet vijnë me lule, nuk vijnë më me tanke”, shtoi ai.
Sa i përket ecurisë së protestës, Boçi theksoi se nuk synohet që kjo revoltë të jetë e dhunshme.