Botërori i Katarit 2022 po pritet me padurim nga tifozët.
Ky kompeticion madhor fillon me 21 nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor.
Edhe pse jemi ende herët, interesimi është i jashtëzakonshëm që tani. Deri më tani, në fazën e parë, janë shitur plot 800 mijë bileta.
Kushdo që është i interesuar për të ndjekur një takim në Kupën e Botës së Katarit, mund të sigurojë një të tillë që prej ditës kur u hodh shorti (E premte).
Botërori i Katarit mbetet i veçantë, për vetë faktin se luhet në një kohë dimri. Ndeshja e parë do të luhet në Al Bajt Stadium dhe finalja e madhe që do të, do të jetë në Luzail Stedium.





