Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO-së në lidhje me sekuestron e dy vilave.

Pas qëndrimit rreth dy orë në gjykatë, Kryemadhi doli dhe tha për gazetarët se prokuroria nuk kishte marrë ekspertë.

Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg dhe do të ndiqet rruga ligjore.

“Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme? Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty. Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.

Monika Kryemadhi ironizoi se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër.

“Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë ku do të vendosim kontejnerin”, tha ajo.