Prokuroria e Tiranës nis hetimet për kanosje ndaj kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu.

Sipas njoftimit të policisë, materialet janë referuar në prokurori pasi nëpërmjet një portali informativ, ka kanosur se do iu prishë shtëpitë të gjithë banorëve në Kamëz të cilët mbajnë flamur të partive politike “PS” dhe “LSI”, nëse nuk i heqin ata brenda ditës.

Videoja e kërcënimit është publikuar edhe në faqen zyrtare në Facebook të kryeministrit Edi Rama, i cili shkruan se Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie që zakonin s’e harron.

Organet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.