Policia holandeze ka arrestuar 19 shqiptarë, mes tyre 2 gra, të cilët ishin fshehur brenda një kamioni në Hoek të Holandës në tentativë për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Sipas mediave holandeze 17 burra dhe 2 gratë shqiptare ishin futur brenda disa materialeve brenda kamionit, por janë zbuluar pa shkuar në destinacionin final.
Kamioni me targa rumune drejtohej nga një 47-vjeçar nga Rumania i cili është shoqëruar për në paraburgim dhe ndaj tij ka nisur një hetim.
Ndërkohë për sa i përket shqiptarëve thuhet se ishin nga mosha 19 në 43-vjeç dhe ndaj tyre pritet të kryhen procedurat e riatdhesimit.





