Kishte zgjedhur për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar, por ka gjetur vdekjen papritur turisti kosovar, i nisur me një grup miqsh drejt Sarandës.

Policia në njoftimin për media, saktëson se shtetasi N.F vjeç 56 banues në Prishtinë, Kosovë, duke udhëtuar me autobusin e linjës “Sharri-Travel” nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (infarkti kardiak).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vdekje natyrale.