Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në breg të lumit Shushicë, në Vlorë.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi H.K, 67 vjeç, banues në fshatin Tërbaç.

Familjarët e viktimës kanë dëshmuar në polici se 67-vjeçari kishte dalë nga banesa rreth orës 9;00 të ditës së djeshme, së bashku me një mushkë, me të cilën do të kalonte lumin për të arritur në stanin e tij.

Paraprakisht, dyshohet se i moshuari ka rënë nga kafsha kur po kalonte lumin dhe është mbytur në ujë.