Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për 24-vjeçarin Ermal Zalla dhe Edmir Albrahimi, 29-vjeç, të arrestuar dy ditë më parë me armë zjarri të pajisur me silenciator si dhe me një celular model i vjetër që përdorej për shpërthime në distancë.
Mësohet se numri serial i silenciatorit dhe i pistoletës ishin fshirë plotësisht. Sipas policisë, dy të rinjtë do të kryenin një vrasje. Ata u kapën më 29 janar në Fushë Krujë ndërsa fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Të pranogsurit janë larguar me shpejtësi më automjetin e tyre tip BMW duke hedhur në anë të rrugës një pistoletë me silenciator dhe një celular që dyshohet se do të përdorej për shpërthime ne distancë. Por më pas policia ka arritur t’i arrestojë.





