Një 26-vjeçar, në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, është arrestuar në flagrancë nga Policia në Pukës.

Në pranga ra 26-vjeçari me inicialet G. M., lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin “Mogurush”, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis.