A do të ketë një martesë të një prej çifteve më të përfolur në Shqipëri, Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës?
Në një intervistë për Turjan Hyskën në “Oktapod”, Armina shprehet kështu: “Lidhja ime me Shkëlzen Berishën është e qëndrueshme dhe ne do të ndjekim hapat normalë drejt kurorëzimit të saj, por pa u nxituar”.
Sipas modeles, marrëdhënia e tyre që ka hyrë në vitin e 4-t, sa vjen e konsolidohet dhe tashmë edhe prindërit e Shkëlzenit, kanë krijuar konfidencë normale me të.
Mevlani është shprehur se është herët për këtë hap. “Nuk kemi vendosur as datë as kohë”, tha ajo teksa shtoi se preferon që t’i mbajë të dy mbiemrat, pra Armina Mevlani Berisha.