Pas tre ditësh kërkimi është gjetur trupi i pajetë i 35-vjeçarit Gentian Zalli, i cili dyshohet se është mbytur në lumin Valbonë.
Policia sqaron se 35-vjeçari nga Bajram Curri u gjet në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg vendit të ngjarjes.
"Në ndihmë të Policisë për nxjerjen e trupit të viktimës, për shkak të thellësisë dhe prurjeve të mëdha të lumit, kanë ardhur në ndihmë dhe shërbimet e zjarrëfikses së qytetit, ku u bë e mundur nxjerra trupit të viktimës. Trupi i pajetë, po transportohet në spitalin e Tropojës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore", sqaroi policia.
Më datë 16.12.2017, në Valbonë, duke qenë punëtor në një firmë për mirëmbajtjen e rrugës, gjatë kohës së pushimit të drekës, ky shtetas është larguar për të mbushur ujë të pijshëm tek burimi në afërsi të lumit të Valbonës, dhe fatkeqësisht nuk është kthyer më.





