Kryeministri Edi Rama vijon me ironitë ndaj opozitës. Këtë të diel, ai ka shpërndarë një seri të re me rastin edhe të ditës tradicionale të Teatrit të Kukullave me titullin “Bufi & Tiku drejt bashkimit”.

Në video shfaqet një dialog ironik mes kreut të PD-së, Sali Berisha me Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën.

“Dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shkruan Rama.

Dialogu në video:

Sali Berisha: Mirë jemi këtu për t’i bindur të gjithë që unë jam ai që mund ta çojmë Shqipërinë në Be.

Adriatik Lapaj: Në rregull por pse dukesh si ai gogoli, a je maskuar?

Sali Berisha: Përkundrazi, e hoqa maskën.

Adriatik Lapaj: Habi e madhe, por çdo bëjmë tani?

Sali Berisha: Dalim në Skenë, vetëm të shpresojmë… U jo, paska hyrë përpara ky mafiozi.

Edi Rama: Vlerat e Shqipërisë janë vlerat e BE dhe jam krenar që puna që kemi bërë së bashku po e sjell vendin tonë të dashur në këtë familje.

Adriatik Lapaj: Duhet ta ndalim, jepi. Shpërthe me ç’të vjen në gojë.

Nga salla: Kush e lejoi atë zog kënete aty?

Sali Berisha: Nuk është zog kënete, është Sali Berisha.

Lulzim Basha: Jam gjallë. Menduar se më kishte ndodhur diçka, por jo! Jam gjallë. Dhe tani është radha ime për të…

Sali Berisha: Në fakt unë e zura mat, po BE-ja është e shitur.

Adriatik Lapaj: Ti do më marrësh në qafë si more Lulin.