Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber.
Në një mesazh ngushëllimi, Presidenti Ilir Meta thekson se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë i nderuar.
POSTIMI I METËS
Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber.
Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.
Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.
Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike.
I përjetshëm kujtimi i Tij!





