Ndarja nga jeta e ish-zv/kryeministrit dhe inxhinierit të njohur elektronik Bashkim Kopliku ka prekur shumë familjarët dhe të afërmit, por dhe ata që e njihnin nga afër, miq, shokë e bashkëpunëtorë.

Përmes postimeve të ndjera në rrjete sociale ata shprehin dhimbjen për ndarjen nga jeta të Koplikut, i cili humbi betejën me Covid-19, ndërsa ishte në udhëtim drejt Italisë, për t’u kuruar atje.

“Bashkim Kopliku, burri, shtetari e politikani dinjitoz, është ndarë nga kjo jetë.

Qoftë për në parajsën e Zotit”, shkruan kreu i Task Forcës për Covid dhe njëherazi Inspektor i Përgjithshëm i ISHSH, Shkëlqim Hajdari.

Ndërkohë, një mik i hershëm i Koplikut, Engjëll Çeka shkruan ndër të tjera: “Do na mungosh miku im, njeriu i mire Bashkim Kopliku. Pushofsh ne paqe!”.