Një 82-vjeçare në Rimini të Italisë ka kërcënuar mbesën dhe të dashurin e saj, se do të paguajë 2 shqiptarë e do i vrasë, pasi i akuzon se i kanë marrë dy apartamente, që dikur kanë qenë në pronësinë e saj.

Mediat italiane shkruajnë se gjyshja e kishte lënë mesazhin kërcënues të shkruar mbi një fletë në super-marketin ku punonte mbesa, e kur kjo e fundit e ka parë, e ka paraqitur në gjykatë.

E moshuara do të paraqitet tashmë në gjykatë për mesazhin kërcënues ndërsa mësohet se së tepërmi acarimin e kishte me të dashurin e mbesës, të cilin e akuzonte si mashtrues. Ajo pretendon se i riu ka pervetësuar pasurinë që ajo kishte. Rasti tashmë ka kaluar në gjykatë dhe po procedohet me të.