“Do të bëj ta mbyllësh darkën në një pellg gjaku”, kështu e ka kërcënuar me një çekiç të madh në dorë një shqiptar gruan e tij.

Gjithçka ka ndodhur para syve të tre fëmijëve të terrorizuar, që i përgjëroheshin të ndalonte, shkruajnë mediet italiane.

60-vjeçari shqiptar është arrestuar të martën në darkë nga Policia e Riminit, e cila ndërhyri në rrugën “Curiel”. Urgjencën dhe policinë e kanë lajmëruar nënë e bijë, të cilat iu kanë treguar agjentëve për sulmin e burrit.

Sipas policisë, nuk ishte hera e parë që  60-vjeçari kishte sjellje të dhunshme në familje.

Pavarësisht prezencës së agjentëve të policisë, shqiptari ka vijuar agresionin dhe kërcënimet ndaj fëmijëve nëse iu kishin treguar diçka policëve. Ai u arrestua për dhunë në familje dhe u dërgua në burgun e Riminit.