Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit njofton se ka nisur sot aksionin në lotin lindor (III) ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. Sipas IKMT-së, në këtë fazë të parë do të prishen 6 objekte, një dhe dy katëshe.
“Objektet janë të shpronësuara sipas ligjeve. Nuk ka pasur përplasje apo kundërshti nga banorët”, thuhet në njoftim.
IKMT thekson ka përfunduar aksionin për lotin I dhe lotin II ku kanë filluar tashmë punimet për ndërtimin e unazës.





