Kreu i Partisë së Lirisë Ilir ka zhvilluar një komunikim për mediat. Gjatë fjalës së tij Meta tha se kryeministri Edi Rama po u grabit pronat shqiptarëve.

“Do shemben 96 mijë ndërtesa, duke i përdorur këto ekspertiza korruptive për interesin e tyre.

Ky vendim është haptasi antikushtetues, pasi banesat kanë pronarë legjitim dhe prishja nga ana e qeverisë dhunon kushtetutën dhe çdo ligj që mbështetet tek ajo.

Janë vënë në shënjestër prona të zgjedhura të qytetarëve, pikërisht se ndërtimet në këto zona sigurojnë para për qeverinë, oligarkët dhe mafiozët dhe grabitja e shqiptarëve të kryhet pa asnjë pengesë.

Pasi shëmbën teatrin, banesa të ndryshme, pasi rrëmbyen koncesionet ky akt i fundit është i akt mafioz.

Asnjë demagogji nuk e shpëton qeverinë nga dhuna e prishjes së banesave.

Ky vendim i qeverisë nuk thotë asgjë për të drejtat e qytetarëve për të jetuar në ato banesa ku janë dhe të rregullohet çfarë është e nevojshme.

Pseudoargumentet e mafiozëve shqiptarët i kanë dëgjuar më parë shqiptarët.

Kjo logjikë mafioze, ky vendim është një shpërblim për narkotrafikantët dhe oligarkët, që ata të vazhdojnë korrupsionin për të larguar qytetarët

Qeveria po të ishte e sinqertë mund të bëntë mjaft për të rinkostruktuar pronat e dëmtuara. Kjo qeveri nuk ka asnjë preokupacion për të garantuar sigurinë e transportit publik, nuk ratifikon urat dhe tunelet, degat e ujëmbledhëse, sigurinë e hidrovoreve.”