Policia në Lezhë ka ndaluar dy shtetas pasi u kapën duke transportuar mallra kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” organizuan operacionin policor të koduar “Online”, si rezultat i të cilit u arrestuan A. D., 35 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “Skuraj”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë, me vlerë totale rreth 1 000 000 lekë të rinj, për të cilat shtetasi A. D. nuk ishte i pajisur me faturë tatimore;

A. K., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi në aksin rrugor “Milot – Rrëshen”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ndërtimi dhe duralumini, me vlerë totale rreth 250 000 lekë të rinj, për të cilat 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me faturë tatimore.

Nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.