Diell dhe temperatura të favorshme do t’ju shoqërojnë gjatë kësaj të diele.

“Meteoalb” parashikon se mesdita do të kapë temperatura deri në 29 gradë celcius. Kush ka bërë plane për të shkuar në bregdet, mund të përfitojë për të marrë edhe rreze dielli.

Kthjellimet mbeten dominante në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në ekstremet Verilindore – Juglindore të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës vijojnë me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 29°C.22450160_10210290582571461_1689346894917117424_n