Sot janë betuar para presidentit Ilir Meta, 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, të cilët do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet që mund të lindin nga zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet fjalë për gjyqtarët Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja si dhe Esmeralda Çeka. Kujtojmë se përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh dy ditë më parë në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave.

Ndërkohë shorti nuk përzgjodhi as emrin e Ardian Dvoranit, i cili nëse do të ishte fitues do duhej të betohej sot te Presidenti Meta, që e ka paditur për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.