Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një demokrat gjatë një takimi elektoral me fermerët në Berat, ku iu drejtua me batutë “do ta heq atë fiksimin, po s’ta shkula si tapë”.

Teksa fermeri i kërkoi fjalën, Rama u shpreh se nuk do ia hapte mikrofonin për shkak se “jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’”.

“Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu”, iu drejtua kreu i qeverisë.

“Jemi miq përtej fiksimeve. Unë do ta heq këtë fiksimin që kë por avash avash, më duhet edhe pak kohë, por po nuk ta shkula si tapë që të hapesh edhe të marrësh ajër e të bëhesh shumë më i lezetshëm mbaje mend çfarë të them. Nuk ta hap mikrofonin, lëre tani se jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’. Unë edhe kur dal në FB merrem me ata që nuk janë tanët.

Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu. Boll tani, na more gjithë kohën se më thonë këta ne të mbështesim, ne të duam, të themi fjalë të mira, ti merresh me këta, që të shajnë, nuk lënë gjë pa thënë. Shih çfarë bën tani, Edi Rama u thotë fëmijëve më shikoni mua lakuriq, janë të paparë. Ndërkohë që këta më nxorën mua lakuriq, se di, pastaj mbledhin njëri-tjetrin ia fusin fjalëve aty më ekstreme me djem e vajza.

Kanë të drejtë që më thonë pse merresh me këta ‘janë çyryk’,” tha Rama.