Granit Xhaka gëzoi familjen e një fansi të tij amerikan, të quajtur Jack Robinson duke u ftuar në stadium në ndeshjen ndaj Manchester United.
Jack u shpreh mjaft i lumtur për këtë gjest, duke e cilësuar si një nga më te bukurat në jetën e tij.
Robinson nuk u mjaftua me vetëm një falënderim, por ka shkuar më shumë se kaq, duke bërë tatuazh në këmbën e tij numrin e fanellës së Granit Xhakës (34).
Fotoja u bë publike nga ai, si dhe mori një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale.





