Lirim Zendeli është nga të vetmit shqiptar që garon në kategoritë Formula. 20-vjeçari është pjesë e Formula 3 dhe shpreson që në të ardhmen të garojë në Formula 1.
Në një intervistë, Zendeli shprehet se këtë vit ka firmosur një kontratë me një ekip mjaft të mirë e për 2-3 vite shpreson të garojë në Formula 1 në podium të bëjë shqiponjën.
“Kam nënshkruar një kontratë me një ekip të mirë këtë vit, besoj se kam mundësinë që të fitoj gara.Objektivi im është që të fitoj kampionatin e Formula 3 dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh të bëhem i pari shqiptar në Formula 1.Shpresoj që kur të mbërrij në Formula 1 të mund të bëj shqiponjën në podium”.





