Klaudia Pepa ka njoftuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të të atit. Me një kolazh fotosh me momentet e tyre të bukura e të vështira, balerina ka bërë një dedikim prekës. Mes rreshtave, kuptohet që i ati ka pasur një luftë të gjatë shëndetësore, por nuk ia doli mbanë.

Njeriu më i mirë në botë! Më i sjellshmi, më xhentili, më i urti, më i miri. Luftove shumë këtë vit…edhe ne me ty. Jam vajza më me fat që jam rritur dhe edukuar nga ti. Këtë vit të kemi jetuar aq shumë sa doja ta ktheja kohën pas e ta kisha bërë më përpara. Të dua babi Gimi”, shkruan Klaudia.