Deputetja e PD-së Rudina Hajdari në Ditën e Gruas përtej urimeve për femrat ka folur edhe rreth mandatit të saj si deputete. Në një prononcim për BalkanWeb, Hajdari është shprehur se femrat dhe vajzat në Shqipëri kanë mundësi të bëjnë ëndrrat e tyre realitet.

“Të gjitha ato gra dhe vajza të ndjejnë  që mund t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet dhe të jenë ato gra që e  ndryshojnë vizionin e Shqipërisë dhe ta çojnë Shqipërinë në Bashkimin Europian.”,- tha Hajdari.

E pyetur nëse do vazhdojë ta mbajë mandatin e deputetes, Hajdari u përgjigj: "Jo, fola si qytetare e Shqipërisë."