Çdo fundvit është i veçantë, por për Dasara Karaiskajn ky vit është më i rëndësishmi  në jetën e saj. E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, gazetarja tregon se prej thuajse 30 vjetësh nuk ka festuar me vëllain e saj dhe fundviti do ta gjejë në Florida.

Përveç festave, Dasara do të takojë bashkëshorten e tij dhe familjen e saj. Kjo ngjarje e rëndësishme ka kërkuar edhe një impenjim prej saj për të menduar dhe përgatitur dhuratat e duhura.

Dasara Karaiskaj: Unë kam këtë vit do thosha, Vitin e Ri dhe Krishtlindjen më të rëndësishme të jetës time që kam festuar ndonjëherë. Unë kam vëllain në Florida, nuk i kemi bërë prej gati 30 vjetësh festat bashkë kështu që është viti i parë që do të shkoj bashkë me familjen, me mamin, me babin, me vajzën dhe do t’i bëjmë në Florida. Ai është martuar. Nusen e vëllait, flasim por nuk e njoh nga afër kështu që ka qenë shumë impenjative edhe për të përgatitur dhuratat më shumë se sa për vëllain, për nusen e vëllait dhe për prindërit e saj, për krushqit. Kështu që ka qenë edhe impenjative por edhe shumë domethënëse zgjedhja e këtyre dhuratave.

Rudina Magjistari: Ke filluar me kohë le të themi për të menduar për dhuratat.

Dasara Karaiskaj: Kam që le të themi, në 10-ditëshin e fundit të nëntorit.

Rudina Magjistari: Ata s’na dëgjojnë tani dhe s’do na i përmendësh me emër çfarë ke menduar për njërin ose për tjetrin, por për shembull, ku je sjellë me dhuratat, me zgjedhjet që ke bërë?

Dasara Karaiskaj: Meqenëse s’kanë akoma fëmijë, kam zgjedhur një gjë simbolike që të sjellë mbarësi për të  sjellë një fëmijë në jetë. I jam referuar disa kristaleve fatsjellëse të kësaj natyre.