Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot krijimin e një strukture të re të quajtur Operatori i Ujit.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal tek problemet që kanë shoqëruar deri më tani sektorin e ujësjellësve, duke përmendur borxhet e akumuluara, menaxhimin e dobët dhe ndikimin politik në emërimet e punonjësve.

Rama theksoi se do të ndërmerren masa kundër atyre që kanë abuzuar, duke shtuar se në një moment të afërt do të hiqen edhe depozitat e ujit të vendosura mbi pallate, pasi nuk do të jenë më të nevojshme.

“Decentrazimi nuk është fragmentin dhe shkatërrim, por përgjegjshmëri dhe shërbim.

Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet është diçka tjetër sepse kur hyn në sistem kthehet nga një prodhim të natyrës ë një prodhim të njeriut. Është një mall që grubullohet, shitet dhe blihet, mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar.

Për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës. Faza e parë, janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se cdo të bëjmë nga prodhimi, tek shpërndarja dhe furnizimi njëlloj si me energjinë.
Nga ana tjetër sicc kemi bërë me enegjinë do të dërhyjmë meplan m,asash për të dnaluar abuzimesh.
Nuk janë qytatarët që abuzojnë, ka abuzues për qëllime fitime, abuzues lavazhes nëpër lagjëe, abuzues me ujë që derdhet në rrugët kombëtare, abuzues me lidhej të aligjsshme nën tokë të cilat do të jenë target e planit të masave.

Koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katadstrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.