Një 35-vjeçar u shpall në kërkim nga policia, pasi akuzohet për mashtrim.
Sipas burimeve, në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet F. S., rezident në Belgjikë, i cili dyshohet se i ka marrë një 40-vjeçareje në Pogradec shuma parash, duke e mashtruar se do t’i investonte dhe më pas do t’ia kthente shumëfish.
Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.





