Kriza në Bjellorusi është çështja kryesore e diskutimeve në Europë. Kreu i qeverisë, Edi Rama, për shkak se Shqipëria mban presidencën e OSBE, është ofruar për të ndërmjetësuar dialogun mes presidentin Llukashenko.

Në lidhje me propozimin e Ramës, në rrjet ka plasur gallata me meme, pasi kryeministri nuk ka mundur dot të zgjidhë krizën politike në Shqipëri dhe as të gjejë gjuhën e përbashkët me opozitën.

Kryeministrin shqiptar e krahasojnë me Llukashenkon, ndërsa në një meme tjetër ku shfaqet presidenti bjellorus, shkruhet se: “Do të jap dorëheqjen vetëm nëse ma kërkon Edi Rama”.