Duket se emrat e banorëve që pritet të jenë pjesë e kastit të edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania 2” nuk kanë të mbaruar. Vetëm pak çaste më parë është zbuluar një tjetër personazh.

Sipas “Bordo”, moderatorja Zhaklina Gjolla ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Programi i fundit që bjondja simpatike ka moderuar ka qenë “Kohë Moderne” në ekranin e Televizionit Shqiptar.

A do të jetë vërtetë Zhaklinë pjesë e edicionit të dytë të shtëpisë më të njohur në Shqipëri?

Duhet të presim datën 24 dhjetor për ta zbuluar.