Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë komunikimit për mediat me gazetarët këtë të premte, i është përgjigjur pretendimeve se në takimet e tij me demokratët, Basha po përpiqet të shtyjë Kuvendin e 30 prillit. Gjatë kësaj kohe, thuhet se do të ketë arrestime për Rithemelimin dhe Basha do të rikthehet fuqishëm.
Berisha: Me këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për t’i dhuruar Edi Ramës pushtetin vendor. Edi Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, po përpiqet të shfrytëzojë pengjet si e si. Ju jeni dëshmitarë vetë. Nuk doja t’i thoja këto. Nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen, doli platform që kreu i partisë të zgjidhet pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do të ishte për Edi Ramën.





