Presidenti UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka bërë vizitë në Tiranë dhe ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama.

Në axhendën e tij 6-orëshe, Rama i ka dhënë garanci kreut të UEFA-s se do të mbështesë futbollin dhe nuk do të ketë më ndërhyrje politike në vazhdimësi, duke nënkuptuar dhe ndërhyrjen deri tani të politikës mbi procesin zgjedhor.

Për këtë arsye, dy zyrtarë të lartë të UEFA-s do të qëndrojnë në Tiranë dhe do të monitorojnë procesin zgjedhor për të raportuar dhe në qeverinë e futbollit europian mbi ecurinë e tij dhe ndërhyrjet e jashtme, të cilat, nëse do të vazhdojnë, do të kenë pasoja katastrofale për Shqipërinë, jo vetëm në futboll, por dhe në drejtime të tjera politike“, mësohet t’i ketë thënë presidenti Ramës.