Sezoni i 22-të i festivalit është zhvilluar ndryshe nga çdo herë tjetër për shkak të pandemisë, dhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ky kompeticion muzikor për herë të parë nuk u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
Gjithashtu prezent kanë qenë një numër i kufizuar njerzish në skenë, mes tyre dhe artistë të cilët kanë performuar natën e parë gjysmëfinale të festivalit.
“Pandemia fiku dritat e botës”, tha ai duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet këtë herë në një tjetër shtëpi të ëmbël. Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi”, është shprehur Ardit Gjebrea.
Artistët e rinj që arritën të rrëmbenin votat e jurisë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti ishin: Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki.
Mbrëmja gala do të rezervojë shumë supriza në të cilën do të konkurojnë artistë si, Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj dhe ne jemi gjithë sy e veshë se kush do të triumfojë në këtë kompeticion muzikor.





