Kanë dalë para Gjykatës së Durrësit shtetasit Aldi Mustafa, 35-vjeç, Uran Zyka 40 vjeç dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, tre të arrestuarit, që u kapën me armë pa leje dhe që dyshohen se ishin nisur për të vrarë dikë.

Gjykata ka vendosur që Mustafa, Zyka dhe Gjinika, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, do të mbahen prapa hekurave.

Ata u prangosën dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Misioni

Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;

Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit si dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.

Tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës. Sekuestrohen 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.