Për disa ditë më radhë lajmi që aktori mjaft i dashur për publikun, Florjan Binaj nuk do të ishte më pjesë e programit të humorit “Portokalli” ngjalli jo pak diskutime.

Më vonë u mësuan edhe arsyet e largimit të tij, disa kushte për të cilat nuk kishte rënë dakord me drejtuesit e spektaklit. Por lajmet e fundit bënë të ditur se televizioni ka pranuar kushtet a aktorit ndaj dhe ky i fundit vendosi të qëndrojë në “Portokalli”. Më në fund, ka reaguar edhe vetë Flori nëpërmjet një statusi në Instagram.

“Miq dhe mikesha, si fillim, faleminderit për vlerësimet e juaja të cilat kanë luajtur një pjesë të rëndësishme në rikthimin tim në Portokalli dhe Top Channel.Meqë ne fillojmë këtë javë, kush nuk e ka parë serialin Game of Thrones, ta shohi urgjent sepse Atentatet këtë sezon do jenë SUPER GAME OF THRONES!!!”, shkruan ai.