Kanë mbërritur në Shqipëri dy avionët rumunë, të cilët do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në vend.

Dy avionë i bashkohen përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit.

Ato vijnë në vendin tonë, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike.

Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve si dhe tjetri C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim.

455690105_933190528850442_6691558175309927066_n
455498518_933190448850450_3151758214517130948_n
455274505_933190425517119_7075203127615521617_n (1)
455274321_933190612183767_6067356076969118543_n
455339456_933190592183769_1957802095942074636_n