“Në përgjigje të kërkesave të banorëve të zonës po punojmë për rehabilitimin e plotë të kanalit të parë kullues me gjatësi 530 metra në Rrushkull, njësia administrative Sukth”. Kështu shprehet kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale.

Sako shkruan se rehabilitimi i këtij kanali do të parandalojë përmbytjet në një lagje të Rrushkullit si dhe në tokat bujqësore përreth.

Postimi i plotë:

Në përgjigje të kërkesave të banorëve të zonës po punojmë për rehabilitimin e plotë të kanalit të parë kullues me gjatësi metra në Rrushkull, njësia administrative Sukth.

Rehabilitimi i këtij kanali, i cili derdhet në lumin Erzen dhe është kolektori kryesor i kësaj zone, do të parandalojë përmbytjet në një lagje të Rrushkullit si dhe në tokat bujqësore përreth.